Thaçi: Nga askush dhe për asnjë çmim nuk mund të refuzohet partneriteti me ShBA-në

31 janar 2019 | 17:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” se partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (BE) dhe Bashkimin Evropian (BE) nuk mund të cenohet nga askush.

“Në asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të ketë refuzim të partneritetit, ngase bashkëpunimi strategjik dhe i përhershëm në mes Kosovës dhe ShBA-së, është interes jetik”, ka deklaruar Thaçi.

Ai u ka kërkuar partnerëve të koalicionit aktual qeverisës që të diskutojnë dhe të marrin vendimin e duhur në lidhje me kërkesën e ShBA-së dhe BE-së për pezullimin e tarifës doganore të vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja.

Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/nga-askush-dhe-per-asnje-cmim-nuk-refuzohet-partneriteti-me-shba/29744048.html.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së…