Thaçi nga Haga ngushëllon familjen e heroit Bunjaku

27 shtator 2023 | 16:22

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar përmes telefonit familjen e policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku.

Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Thaçi ka shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të policit Bunjaku në shërbim të atdheut.

“Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve!Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Lushtaku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që prej një muaji, kompania e njohur e derivateve Petrol…