Thaçi nga Parisi: Ky takim është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes
11 nëntor 2018
| 11:15
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në “Pallatin Elise” (Élysée Palace) ku është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Presidenti Thaçi përmes rrjetit social në “Facebook” ka bërë me dije se ky vend sot është “qendër e mikpritjes së liderëve nga mbarë bota”.
“Shënimi i 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore është mesazh botëror për rëndësinë e madhe të paqes”, ka shkruar Thaçi.