Thaçi nga Prekazi: Lufta e familjes Jashari është nderi dhe krenaria e kombit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.
Me këtë rast, Thaçi ka thënë se Adem Jashari dhe familja Jashari bën atë që të tjerët kudo në botë nuk e kishin bërë, sakrificën më sublime për bashkimin kombëtar.
“Po shënojmë ditët e ‘Epopesë së UÇK’-së, ditët kur Adem Jashari, familja Jashari bën atë që të tjerët kudo në botë nuk e kishin bërë, sakrificën më sublime për bashkimin kombëtar”.
“Lufta e familjes Jashari është nderi dhe krenaria e kombit. Lavdi dëshmorëve. Zoti e bekoftë familjen Jashari”, ka shtuar Thaçi, i cili në Prekaz ka shkuar i veshur me uniformën e ushtrisë së Kosovës.
Thaçi gjatë homazheve në Prekaz ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci.