
Thaçi ngjitet maleve të Sharrit
19 korrik 2020
| 16:15
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Haga, ku është ballafaquar me prokurorët e Gjykatës Speciale, të dielën ka shijuar bukuritë e maleve të Sharrit.
Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook” ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Në mesditë nëpër ujëvarat e shpatijeve të maleve të Sharrit”, raporton “Epoka e re”.
Në këtë fotografi, Thaçi shihet i buzëqeshur dhe i veshur me veshje sportive.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/4051170308286631/?type=3&theater