Thaçi ngushëllon familjen Bejta për vdekjen e Rifat Bejtës
02 prill 2019
| 11:54
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i pikëlluar me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Rifat Bejta, i cili ka qenë ciceroni i parë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë rast, Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Bejta. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të njohur dhe veteranit të UÇK-së, Rifat Bejta. Familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/