![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/06/thaci-13.jpg)
Thaçi ngushëllon familjen e Gazmend Sinanit
23 qershor 2018
| 11:00
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen e Gazmend Sinanit, basketbollistit që sot ndërroi jetë.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.