
Thaçi ngushëllon familjen e Nikë Lumezit
18 gusht 2018
| 11:56
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e avokatit Nikë Lumezi i cili u nda dje nga jeta.
Mes tyre, ai i shprehu ngushëllime edhe djalit të të ndjerit, kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
“Me rastin e vdekjes së Nikë Lumezit, njërit prej juristëve të parë kosovarë, i cili ushtroi funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në periudhën e paraluftës dhe pasluftës, u shpreh ngushëllime Aleksandër Lumezit, Kryeprokurit të Shtetit, dhe të gjithë familjarëve të tjerë të të ndjerit”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.