Thaçi ngushëllon familjen e policit që është gjetur në lumin Lepenc
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familje se policit i cili është gjetur pa shenja jete në lumin Lepenc.
Po ashtu Thaçi ka falënderuar ekipet e kërkim shpëtimit dhe qytetarët të cilët kanë qenë të angazhuar për gjetjen e dy policëve të aksidentuar në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Pas një pune të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin ‘Lepenc’, kanë gjetur trupin e pajetë të njërit prej tyre. Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Sipas FSK-së, trupi i pajetë i cili është gjetur në Lepenc është i policit Malsor Dashi.