Thaçi ngushëllon familjen Lladrovci për vdekjen e nënës së heroit Fehmi Lladrovci

10 qershor 2020 | 10:29

Sot ka ndërruar jetë Shefkie Lladrovci, nëna e heroit të Kosovës, komandantit të UÇK-së Fehmi Lladrovci.

Presidenti Thaçi ka ngushëlluar familjen Lladrovci, duke theksuar se familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare.

“Familjes Lladrovci dhe gjithë miqve të saj, i shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Nënës Shefkie. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Unë mendoj që nuk do ketë një rikthim të virusit…