Thaçi ngushëllon familjen Rexhepi dhe gazetarët
08 tetor 2018
| 12:52
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Rexhepi dhe tërë komunitetin e gazetarëve me rastin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rexhepit.
“Lajm i trishtë vdekja e gazetarit të njohur Ibrahim Rexhepi. Ishte i çmuar dhe i vlerësuar prej të gjithëve”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Gazetari dhe ekonomisti Ibrahim Rexhepi ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë.