Thaçi ngushëllon Rusinë
26 mars 2018
| 10:03
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën në qytetin Kemerovo të Rusisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Thaçi ka shkruar se ky është një lajm i tmerrshëm.
“Lajm i tmerrshmë nga Kemerovo në Rusi, ku shumë fëmijë duket se janë zhdukur në një flakë. Ngushëllime të sinqerta institucioneve dhe popullit të Rusisë. Ne jemi me familjet dhe miqtë e viktimave në këtë ditë shumë të trishtuar”, ka shkruar Thaçi.
Të paktën 53 persona kanë mbetur të vdekur nga një zjarr në një qendër tregtare në qytetin siberian të Kemerovos, ka bërë të ditur të hënën Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.