Thaçi ngushëllon sekretarin e NATO-s për vdekjen e Thorvald Stoltenberg
15 korrik 2018
| 11:14
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me rastin e vdekjes së babait të tij, diplomatit norvegjez Thorvald Stoltenberg.
Në një reagim të tij, ai ka thënë se Thorvald, ishte një nga liderët nordik i cili la shenja për ndërtimin e paqes në botë.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për Jens Stoltenberg si dhe për të gjithë popullin norvegjez me rastin e ndarjes nga jeta të Thorvald Stoltenberg. Ai ishte ndër udhëheqësit nordikë që la shenjë në politikat globale në krijimin e paqes”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.