Thaçi ngushëllon Turqinë për viktimat nga orteku i borës dhe rrëzimi i aeroplanit
06 shkurt 2020
| 16:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar shtetin e Turqisë pas vdekjes së mbi 40 personave pas një orteku të borës dhe tre të tjerë pas rrëzimit të një aeroplani.
“I pikëlluar thellë nga humbjet e jetëve në Bahcesaray pas ortekut të borës dhe aksidentit të aeroplanit në Stamboll. I kemi në mendje qytetarët dhe qeverinë e Turqisë. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.