Thaçi ngushllon familjen Alushani

02 janar 2020 | 14:24

Sot në orët e hershme të mëngjesit kanë ndërruar jetë nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i Komunës së Drenasit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushllime famljes për humbjen e dyfishtë, Miradijes dhe Luanit.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e nënës së Heroit të Kosovës Ymer Alushani, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit. Familjes Alushani i shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje të dyfishtë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar…