
Thaçi: Nisma e deputetëve për Specialen nuk është shfuqizim, por alternativë
27 dhjetor 2017
| 15:04
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia.
Ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se nuk i inkurajon deputetët rreth kësaj nisme, por nëse Kuvendi e aprovon atë, do ta nënshkruante si president.
Thaçi u bën thirrje deputetëve që me urgjencë ta ratifikojnë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ta evitojnë izolimin e mëtutjeshëm të Kosovës.
Ndërsa në lidhje me dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi shprehet se është i gatshëm t’i prijë edhe fazës finale deri në njohjen reciproke mes dy vendeve.