Thaçi: Një kryeministër shqiptar më ofroi projektin e ndarjes së Kosovë, e largova nga zyra (Video)
09 maj 2019
| 22:59
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një deklaratë të fortë nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan.
Kreu i Shtetit të Kosovës ka thënë se në vitin 2002 një kryeministër nga Shqipëria i ka shkuar në zyrë dhe i ka ofruar planin e ish-kryeminsitri serb Zoran Gjingjiq.
“Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka ofruar në vitin 2002 projektin e Gjingjiç për ndryshime dhe unë e kam larguar nga zyra. Më ka sjellë planin e Gjingjiç për ndarjen e Kosovës. Plani ka qenë: Përfshirja e pjesës veriore deri tek ura e Ibrit dhe një pjesë të Kabenicës. Kishte vetëm ndarje të Kosovës. Një kryeminstër i Shqipërisë ka ardhur në emër të kryeministri Gjingjiq, është adresa e gabuar, i thashë, shko në vend tjetër”, u shpreh Thaçi./tvklan.al/