Thaçi, njeriu i duhur për ta drejtuar dialogun
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka bërë me dije se koalicioni qeverisës mbështet presidentin Hashim Thaçi për ta përfaqësuar Kosovën në dialog me Serbinë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Beqa ka pohuar se Thaçi është njeriu më i duhur për ta përfaqësuar Kosovën në bisedimet me Serbinë.
Ai ka thënë se për këtë çështje konsensusi kombëtar është i nevojshëm.
Beqa ka theksuar se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht nëse e përkrah apo jo opozita.
Duke folur për paralajmërimet e opozitës se kjo qeveri i ka ditët e numëruara, deputeti i PDK-së ka thënë se këtë qeveri mund ta rrëzojë vetëm mazhoranca nëse e sheh se nuk po përmbushen objektivat e parapara.
“Sa i përket kësaj opozite, Qeveria mund ta çojë mandatin deri në fund”, ka thënë Beqa.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re)