
Thaçi njofton për arritjen e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi
16 shkurt 2018
| 10:40
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar marrëveshjen e përbashkët për demarkacionin me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Ai para gazetarëve ka thënë se me kryeministrin malazez janë pajtuar që kjo marrëveshje të ratifikohet në Kosovë dhe se me ratifikimin e saj do të respektohen parimet për marrëveshjen e nënshkruar më herët.
“Kjo deklaratë bënë thirrje për përmbylljen e kësaj marrëveshje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo marrëveshje”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
Sipas Thaçit, grupet punuese prej dy shteteve do t’i shqyrtojnë çështjet e kontestuara.