Thaçi: Nuk do ta harrojmë trimërinë dhe luftën për liri të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
02 nëntor 2018
| 19:24
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar në 29-vjetorin e rënies, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun.
“Veprën, trimërinë dhe luftën për liri të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, nuk do ta harrojmë kurrë. Edhe sot në 29 vjetorin e rënies së tyre, i kujtojmë ata me konsideratën dhe respektin më të thellë. Afrimi dhe Fahriu ishin simbol dhe frymëzim i rezistencës sonë për mbrojtjen e atdheut kundër regjimit serb”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook.