Thaçi: Nuk do të bisedojmë kurrë për Gazivodën e as qytetin e Mitrovicës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në tryezën e organizuar nga KDI-ja me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”.
Në këtë tryezë, presidenti Thaçi ka thënë se është koha për marrëveshjen e madhe përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Thaçi ka vazhduar të mbështesë idenë e proklamuar që marrëveshja paqësore me Serbinë të përfshijë edhe ndryshimin e kufirit.
Ai ka deklaruar se marrëveshja nuk do të përfshijë ndarje dhe as shkëputje të pjesës veriore të Kosovës.
“Çfarë do të thotë kjo? E para nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës. E kam thënë më parë dhe e them përsëri, nuk do të bisedojmë kurrë, në asnjë rrethanë për liqenin e Gazivodës apo për qytetin e Mitrovicës”, ka thënë Thaçi.