Thaçi: Nuk do të lejojmë që Asociacioni të përmbajë elemente ekzekutive
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së sotme për media ka thënë se nuk do të lejojnë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të përmbajë elemente ekzekutive.
Thaçi në këtë konferencë për medie ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufirit Kosovës-Serbi.
Ai ka kritikuar kundërshtuesit e idesë së korrigjimit të kufirit Kosovës-Serbi, raporton “Epoka e re”.
Presidenti Thaçi ka thënë zërat që deklarojnë se kjo ide mund të shkaktojë destabilitet në rajon, janë të paqëndrueshëm dhe të paargumentueshëm.
Ai ka bërë me dije se kohëve të fundit është takuar me presidentin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe kryeministrin e Maqedonisë, dhe sipas tij askush nuk e kundërshton një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë
“Marrëveshja paqësor e bazuar në korrigjimin e kufirit, në rast se arrihet do të jetë krejtësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë i siguron njohje formale nga Serbia, siguron bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo marrëveshje Kosovë i siguron edhe ulësen në OKB.
/Epoka e re/