Thaçi: Nuk duhet të paragjykohet rezultati i marrëveshjes me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk duhet të paragjykohet rezultati i një marrëveshjeje eventuale të paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës, ka thënë se është duke punuar që të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, e cila, sipas tij, do ta stabilizojë rajonin.
Ai ka thënë se për marrëveshjen përfundimtare ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.
“E kemi përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe nuk duhet të paragjykohet rezultati, por të gjithë duhet të jemi unikë në përkrahjen e këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar presidenti Thaçi.
/Epoka e re/