Thaçi: Nuk ka plan sekret mes Kosovës dhe Serbisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka agjendë të fshehur e as plan sekret mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në “Twitter”, ai ka thënë se vërejtjet e disa analistëve për dialogun Kosovë-Serbi nuk e ndihmojnë procesin.
“Vërejtjet nga disa ekspertë mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë të dobishme. Nuk ka ndonjë agjendë të fshehur. Nuk ka asnjë punë në dhomën e prapme. Nuk ka asnjë plan sekret”, ka shkruar ai.
Thaçi po ashtu, ka bërë thirrje për unitet.
“Inkurajojë fuqishëm të gjithë që të bashkohen në këtë proces dhe të na ndihmojnë gjithë neve dhe rajonin, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme, afatgjate, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi një momentum duke iu falënderuar SHBA-ve dhe aleatëve dhe ka ardhur koha që t’i japim vendeve tona dhe regjionit paqen”, shkroi Thaçi.