Thaçi: Nuk lejojmë që Kosova të keqpërdoret si shtet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar fitoren e shtetit të Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit kundër kompanisë “Axos”.
Dje është bërë me dije se Republika e Kosovës e ka fituar tërësisht betejën ligjore në Arbitrazh kundër kompanisë “Axos GMBH”, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro nga Republika e Kosovës për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se kjo fitore është dëshmi që insititucionet mbrojnë të drejtat shtetërore.
Postimi i plotë i tij:
Kosova gjithmonë do t’i mirëpresë investimet e huaja, por asnjëherë nuk lejojmë të keqpërdoret si shtet. E drejta dhe të gjitha argumentet në rastin e padisë se AXOS-it ishin në favorin tonë. E uroj ekipin e ekspertëve për punën profesionale dhe mbrojtjen që i ka bërë Kosovës.
Si shtet i pavarur dhe sovran jemi pjesë e Arbitrazhit, sepse besojmë në këtë institucion dhe në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.
Kemi ndërtuar kapacitete për të tërhequr investime të huaja, mirëpo edhe për t’i mbrojtur interesat e shtetit tonë nga pretendimet e paqëndrueshme. HTH