Thaçi, Osmanit: Në orën 16:00 do t’i drejtohem Kuvendit për vizitën time në ShBA
04 mars 2020
| 11:33
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka njoftuar nëpërmjet një kërkese kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, që sot në orën 16:00 do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në lidhje me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në pajtim me nenin 84 të Kushtetutës, Thaçi ka thënë se do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga Osmani që ti bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme.