Thaçi: Pa ndërkombëtarët, Kosova nuk do të ishte atdhe i të gjithë qytetarëve
Në Paris është promovuar të premten libri më i ri i cili i kushtohet Kosovës dhe presidentit Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi, i cili ka marrë pjesë në përurimin e librit “Lindja e një demokracie”, ka thënë se ky libër pasqyron sfidat nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Edhe një libër i ri për Kosovën, që pasqyron sfidat nëpër të cilat kemi kaluar si popull, para dhe pas krijimit të shtetit tonë. ‘Lindja e një demokracie’ është libri i promovuar sot në Paris, me autor Jacques Baudouin dhe parathënie të shkruar nga Bernard Kouchner, ku përshkruhen hollësisht ngjarje të rëndësishme të rrugëtimit tonë drejt pavarësisë. Vërtet kemi pasur momente të vështira në Kosovën e pasluftës me administratorin Koushner, por e falënderoj shumë për kontributin e tij të madh. Pa mbështetjen e madhe ndërkombëtare, sot Kosova nuk do të ishte atdhe i të gjithë qytetarëve, të të gjitha komuniteteve. Bashkë e kemi ndërtuar paqen, të cilën tash edhe po e forcojmë!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/