Thaçi, pak para nisjes së samitit, i telefonon kryeministrit të Kroacisë

06 maj 2020 | 11:31

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në prag të nisjes së Samitit të Zagrebit i cili do të mbahet pasditen e sotme, ngjarje kjo në të cilën Kosova do të përfaqësohet nga vetë presidenti Thaçi.

Presidenti ka shprehur mirënjohje për këmbënguljen e Kroacisë që të mbahet Samiti i Zagrebit edhe në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

“Jemi mirënjohës që keni insistuar që samiti të mbahet edhe në këto kushte dhe që po mbani Ballkanin Perëndimor lart në agjendën e BE-së”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti ka thënë se Kosova dhe Kroacia janë partnerë strategjikë në rrugën drejt perspektivës evropiane. “Kosova dhe Kroacia janë partnerë strategjikë në rajon dhe në perspektivën evropiane”, ka shtuar presidenti i Republikës së Kosovës.

Kroacia është kryesuese e radhës e BE-së në gjysmën e parë të këtij viti dhe e ka prioritet të kryesimit të saj afrimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

 

 (B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të publikojë…