Thaçi panelist në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Montreal
10 qershor 2018
| 20:52
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të dielën për në Kanada, ku do të marrë pjesë në Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Montreal, i cili do t’i fillojë punimet nesër (11 qershor).
Sipas listës së folësve, presidenti Thaçi do të jetë pjesë e panelit “Evropa në udhëkryq”, ku do të flitet për perspektivën evropiane të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian.
Ky forum mbahet nën patronazhin e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të kontinentit të Amerikës (IEFA).
Forumi promovon dialogun për çështje nacionale dhe globale, derisa në konferencën në Montreal priten të marrin pjesë qindra lider nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe ish sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon.