Thaçi para nisjes në Nju Jork: Themelimi i ushtrisë vendim historik dhe i drejtë

16 dhjetor 2018 | 12:48

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para nisjes në Nju Jork, ku nesër (e hënë) do të marrë pjesë një mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonisht në dy ditët e fundit, duke themeluar ushtrinë dhe ekipin negociator për dialogun me Serbinë.

“Sot do të udhëtojë për në Nju Jork ku është thirrur një seancë ose një mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit të OKB për Kosovën, pas themelimit të ushtrisë”, ka thënë Thaçi, raporton “Epoka e re”.

Presidenti Thaçin ka deklaruar se vendimi i institucioneve të Kosovës për themelimin e ushtrisë është vendim historik dhe i drejtë.

Ai ka thënë se ky vendim është në përputhje të plotë Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa sa i përket miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë dhe miratimin e ekipit negociator është lajm lajmi tjetër i rëndësishëm për vendin.

Ai ka thënë se ky ekip negociator do të ia dal me sukses ta përmbyll me sukses kapitullin e errët me Serbinë. Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se ata të cilët nuk kanë marrë përgjegjësi në këtë proces, si duket nuk janë të përgatitur për këtë proces.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, është shprehur i…