Thaçi paralajmëron projektin më të madh energjetik në historinë e KEK-ut
Drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi, ka thënë se në ditët në vazhdim do të shpaloset projekti kapital më i madh në historinë e KEK-ut.
Sipas tij, behët fjalë për projektin më të madh energjetik për dyzet vitet e ardhshme, e që ka të bëjë me hapjen e Minierës së Re dhe Rivitzalizimin e “Kosovës B”.
“Në ditën në vazhdim do të shpalosim projektet kapitale më të mëdha në historinë e KEK-ut. Projektet zhvillimore që janë të domosdoshme dhe të cilat garantojnë siguri dhe stabilitet energjetik për 40 vitet e ardhshme. Hapja e Minierës se Re dhe Revitalizimi i “Kosovës B”. Investimet në kapacitetet prodhuese që rrisin jetëgjatësinë e blloqeve dhe sasinë e prodhimit vendor. Investimet ambientale në pjesën e teknologjisë dhe ne natyre. Dhe projekti me ambicioz që është parku i pllakave solare. Konforme politikave zhvillimore, Korporata Energjetike e Kosovës më këtë të fundit meton të bëjë revulucion në fushën e energjetikës. Përfundimisht me kombinimin e mënyrave të gjenerimit të enërgjise elektrike do të krijojmë mundësi të reja për zhvillimin e korporatës dhe terë Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.