Thaçi paralajmëron thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit
10 dhjetor 2019
| 13:58
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se do t’i respektojë afatet ligjore dhe kushtetuese për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Në kohë të rregullt kushtetuese dhe sipas ligjeve”, është përgjigjur shkurt Thaçi, kur është pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë seancën e konstituimit të legjislaturës së shtatë të Kuvendit.
Këtë deklaratë, Thaçi e ka dhënë pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak.