Thaçi: Partia që krijon shumicën, e merr mandatin
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ajo parti politike që krijon shumicën do të vazhdojë me qeverisjen, dhe se për asnjë subjekt politik nuk do të bëj as favore e as disfavore.
“Ajo parti që do të krijojë shumicën kësaj radhe z.Kurti, mirësevjen dhe unë e nënshkruaj menjëherë dhe ja paftë hajrin dhe të vazhdojë së qeverisuri Kosovën. Për këtë arsye unë pa hezitim ja kam dhënë mundësinë e re që ta sjellë një mandatar të ri, të krijojë shumicën, i ka ditët e mjaftueshme, të punojë me partner nëse gjenë.
Në këtë rast si president i vendit është Kushtetuta e Kosovës, ndërsa besimi është qytetar. Nuk do t’i bëj asfavore as disfavore,asnjë partie politike. Unë i kam premtuar dhe siguruar z. Kurti se çdo hap do të respektojmë kushtetuten”, ka thënë Thaçi në Top Channel.
I pyetur se sa ditë do t’i japë afat Kurtit për mandatarin e ri, Thaçi është përgjigjur.
“Unë do të respektojë në përpikëri kushtetuten dhe ligjet e vendit, tash kemi një qeveri të shkarkuar nga 85 deputetë 2/3 e kuvendit, pra përfaqësues legjitim të qytetarëve të Kosovës, pra kemi një qeveri të shkarkuar, një qeveri kujdestare. Do të respektojë kushtetuten dhe ligjet dhe periudhën kohore të nevojshme dhe natyrisht edhe zyra logjore do t’i japë rekomandimet të cilën do ta procedoje në ditët e ardhshme.
Por ajo që do të punojë maksimalisht dhe nga konsultat që kam zhvilluar edhe me partitë politike, të gjithë përdallim nga Kurti të gjitha janë që të mos shkohet në zgjedhje, por të shkohet drejt formimit të një qeverie të re legjitime”.
“Edhe vitin e kaluar kur kryeministri ka dhënë dorëheqje e kam respektu në mënyrë kushtetuten dhe ligjet dhe praktikat, dhe praktikat janë çështje jokushtetuese ligjore por e vullnetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Presidenti ka obligim t’i shmangë zgjedhjet e parakohshme, në atë kohë kur edhe kryeministri Haradinaj ka dhënë dorëheqje unë i kam ofruar mundësinë kryetarit të PDK-së, dhe koalicionit në atë kohë që ka qenë Kadri Veseli që t’i krijojë rrethanat për krijimin e shumicës në parlament.
Përgjigjja ka qenë që nuk ka pas interesim, dhe pastaj vet partitë politike kanë vendos për shpërbërje të Kuvendit, për të shkuar në zgjedhje, prandaj partitë politike janë ato që vendosin si do të shkohet tutje, jo presidenti”, ka shtuar tutje ai.