Thaçi pas deklaratës së Kurtit: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet të qeverisë me vendin!
Analisti Jusuf Thaçi, ka thënë se qeveria nuk ka më legjitimitet të qeverisë me vendin, pas pranimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje”, tha Thaçi.
Ai tutje tha se “Zajednica” nuk mund të bëhet kurrë e pranueshme dhe se shpresat për “të bërë eskivazha” gjatë zbatimit të saj janë të kota.
“Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme. Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota”, shtoi ai.