Thaçi pas takimit me Kurzin: E kemi mbështetjen e Austrisë në Interpol
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Austri, të martën ka zhvilluar një takim me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Pas takimit, Thaçi ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e Austrisë për liberalizmin e vizave, Interpolin dhe dialogun me Serbinë.
“Diskutuam për mbështetjen që Austria do t’i jep Kosovës në Interpol, por edhe mbështetjen edhe më të fuqishme për liberalizimin e vizave. Do të ndodhë kjo mbështetje pasi Kosova ka përmbushur 95 kriteret e kërkuar nga Komisioni Evropian. Edhe dialogu që është menduar të fillojë në fund të qershorit apo fillim korrikut do ta ketë mbështetjen nga Austria pasi ky vend e merr kryesimin e BE-së”, ka thënë presidenti Thaçi.
Thaçi ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të jetë proces shumë i vështirë.
“Normalizimi do të jetë proces shumë i vështirë për raporte evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Kosova të vazhdojë të jetë unike në dialog me Serbinë. Spektri politik do të vazhdojë të jetë i përgjegjshëm dhe të punojnë në interesat e shtetit. Kreditë do të jenë për të gjithë, pasi do të jetë finalizim historik për shtetin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1962281030508913/