Thaçi pas takimit me Erdoganin: Do ta fuqizojmë partneritetin me Turqinë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka pritur sot në Stamboll presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas këtij takimi, Thaçi ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter”, ku edhe ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur strategjik.
“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interesit reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale. Shtetet tona gëzojnë raporte miqësore dhe do ta fuqizojnë më tej partneritetin strategjik”, ka shkruar Thaçi.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Thankful to President @RTErdogan for the warm hospitality and productive conversation on all issues of mutual interest, including bilateral cooperation, regional and global issues. Our two nations enjoy friendly relations and will further strengthen the strategic partnership 🇽🇰🇹🇷 pic.twitter.com/QRAx7Dk5l3
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) September 20, 2020
(M.Q / Epoka e re)