Thaçi pas takimit me Mogherinin: Kosova është e gatshme të rifillojë dialogun në Bruksel
Para Samitit të Berlinit, presidenti Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
Thaçi ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku. Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kjo marrëveshje do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, ShBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel”, ka thënë presidenti Thaçi.
/Epoka e re/