Thaçi pas takimit me Veselin: Qëndrimi i unifikuar pozitë-opozitë, thelbësor për çështjet e interesit nacional

09 mars 2020 | 12:41

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur llogarinë e vet në “Twitter” të tregojë në për takimet që është duke zhvilluar me liderët institucionalë dhe politikë.

Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, Thaçi ka falënderuar atë, duke thënë se qëndrimi i unifikuar mes opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështjet e interesit nacional

“Shkëmbim i frytshëm me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe liderin aktual të opozitës, Kadri Veseli. Qëndrimi i unifikuar mes opozitës dhe pozitës është thelbësor për çështjet e interesit nacional. Faleminderit , Kadri Veseli”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”.

Veseli në takim me Thaçin ka qenë i shoqëruar nga bashkëpartiaku Hajedin Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane merr përgjegjësitë për humbjen që pësoi Reali i…