Thaçi: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificave, s’ka kthim prapa

17 shkurt 2019 | 21:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shteti i Kosovës është i përcaktuar për paqe dhe në rrugëtimin e saj në të ardhmen nuk do të ketë kthim, pasi sipas tij, pavarësia e vendit tonë është rezultat i sakrificës të të gjithë atyre që dhanë gjithçka për të ardhur në këtë ditë të madhe.
Ai këto deklarata i bëri në një pritje shtetërore organizuar sonte nga kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në të cilën morën pjesë zyrtarë të vendit tonë, kori diplomatik në vendin tonë dhe mysafirë të tjerë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësia e vendit tonë erdhi si rezultat i shumë sakrificave në luftën për liri, ndërsa porositi se rrugëtimi në të ardhmen do të jetë i pandashëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli e pret të martën Bayern Munchen në kuadër të…