Thaçi për autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Urat e bashkimit i ndërtuam mbi çdo pengesë (Video)

29 maj 2019 | 11:44

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para përurimit të autostradës Prishtinë-Shkup, ka thënë se kjo autostradë është ndërtuar mbi çdo pengesë.

Thaçi, i cili ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook” një video në lidhje me këtë autostradë, ka thënë se Kosova dhe qytetarët shqiptare në Maqedoni kurrë nuk kanë qenë me afër.

“Urat e bashkimit i kemi ndërtuar mbi çdo pengesë. Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Struga kurrë nuk kanë qenë më afër. Ne kurrë nuk kemi qenë më të bashkuar. Autostrada ‘Arbën Xhaferi’, të cilën e nisëm në 2014-ën, prej sot e hapur për të gjithë!”, ka thënë Thaçi.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1536412726489693/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim homologun…