Thaçi për “Blick”: Tani është momenti për paqe me Serbinë

26 janar 2019 | 11:48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” ka folur për qëndrimin e tij në Zvicër, për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për rolin e diasporës në forcimin ekonomisë dhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Christian Dorer, kryeredaktorit të këtij mediumi prestigjioz, presidenti Thaçi ka theksuar se më kurrë nuk do të ketë luftë ndërmjet shqiptarëve edhe serbeve nëse arrihet një marrëveshjeje e paqes, e cila mund të arrihet në muajt e ardhshëm.

“Kush pengon arritjen e marrëveshjes së paqes, merr mbi supe përgjegjësinë e tragjedive të tjera ndëretnike shqiptaro-serbe e ndoshta edhe më gjerë”, ka paralajmëruar presidenti Thaçi, përcjell KP.

“Paqja është një domosdoshmëri. Ne punojmë shumë në këtë drejtim. Dëshiroj një marrëveshje të balancuar për të dyja palët. Paqja nuk ka alternativë! Optimizmi im vjen nga dëshira e njerëzve për paqe dhe zhvillim, e jo konflikte e regres”, ka thënë Thaçi.

Ai ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës, duke thënë se ajo do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë…