Thaçi për “Guardian”: Asgjë s’mund ta cenojë partneritetin me Amerikën, BE-në dhe NATO-n
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në vazhdën e intervistave për media të ndryshme të njohura botërore, është prononcuar edhe për gazetën britanike “The Guardian” dhe për mediumin amerikano-britanik “Business New Europe”, me rastin e dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë Kosovës.
Kreu i shtetit ka thënë për The Guardian se ka një ndjenjë dinjteti dhe krenarie për arritjet e Kosovës. Ai ka renditur arritjet e Kosovës në dekadën e fundit, duke përfshirë ndërtimin e institucioneve qeverisëse, rritjen ekonomike prej 4% në dhjetë vitet e shkuara, anëtarësimin në rreth 200 organizata ndërkombëtare, siç shkruan kjo e përditshmje, nga FIFA deri të FMN-ja.
The Guardian, e cila e përshkruan kreun e shtetit të Kosovës si një figurë shtatlartë dhe markante, shkruan se presidenti Thaçi ishte kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që zhvilloi një luftë guerrilase kundër shtetit jugosllav të dominuar nga serbët në fund të viteve 1990, duke kulmuar më tërheqjen e forcave serbe më 1999 pas një fushate 78-ditore bombardimi nga ana e NATO-s.
Nga ana tjetër, mediumi amerikano-britanik, “Business New Europe”, citon presidentin Thaçi të ketë thënë se sukseset e Kosovës në ndërtimin e institucioneve dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare tejkalojnë sfidat, duke përfshirë orvatjet e vazhdueshme të Kosovës për t’iu bashkuar Kombeve të Bashkuara.
“Ne tani po punojmë për të hyrë në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili shpresoj se jo vetëm do të çonte në një zgjidhje historike për rajonin e trazuar të Ballkanit, por edhe do t’i siguronte Kosovës ulësen gjatë të kërkuar në Kombet e Bashkuara”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Dhe nëse ka vullnet, pse të mos kemi edhe njohjen e Kosovës nga Serbia? Jam plotësisht i vetëdijshëm se ky është një plan ambicioz, por pa ambicie nuk mund të preshës që të arris qëllimet e tua”, u shpreh ai.
Presidenti Thaçi theksoi se pa veton e Rusisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, konsolidimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare do të kompletohej.
Megjithatë, ai kundërshton krahasimet mes Kosovës dhe, siç shkruan “Business New Europe”, territoreve të tjera të kontestuara, duke tëhë se aneksimi i Krimesë nga ana ee Rusisë nuk mund të krahasohet me pavarsinë e Kosovës në asnjë rrethanë.
“Zërat që krahasojnë Kosovës me Kataloninë nuk qëndrojnë”, shtoi ai. “Katalonia nuk është Kosovës, ashtu siç edhe Spanja nuk është Serbia. Shteti serb ka kryer gjenocidt në Kosovë. Ne ende mendojmë se Spanja, Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania do ta njohin Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.
Thaçi thekson se mund të thuhet se politika afatgjatë e Spanjës është përkrahëse për Kosovën, duke shtuar se Madridi e ka pranuar dokumentin e presidentit Ahtisaari për vetëqeverisjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare, si dhe përmendi edhe praninë e trupave spanjolle në radhët e NATO-s në Kosovë.
“Unë, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtare, e kam shtyrë përpara themelimin e Gjykatës Speciale, më 2015. Ky është një proces i pakthyeshëm. Kam theksuar se kjo është një padrejtësi historike ndaj Kosovës. Por, për hir të partneritetit tonë me BE-në, NATO-n dhe SHBA-në, isha i sigurt se do t’i bindja deputetët që më dy shumicën e domosdoshme prej dy të tretave do ta miratonim ligjin në Kuvendin tonë. Jam kritikuar shumë në atë kohë, por ne e kemi bërë për këtë për të mirën e vendit – për të ardhmen tonë përkrah aleatëve tonë”, ka shtuar presidenti Thaçi.
I pari i vendit thekson ritheksoi se kjo e gjykatë është e padrejtë dhe e pashembullt, duke pasur parasysh se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (ICTY) në Hagë ka përfunduar punën e tij në fund të vitit që shkoi dhe se UÇK-ja vetëm se i ishte përgjigur “gjenocidit të sponsorizuar nga shteti i Serbisë”.
“Por, asgjë, në plotë kuptimin e fjalë asgjë, asnjë çmim që do të cenojë ose minojë partneritetin tonë me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ngulmon presidenti Thaçi.
Thaçi këmbëngul se nuk është fajtor dhe se nuk është plakur – ai thekson se ai është ende vetëm 49 vjeç dhe thotë se “kurrë nuk është ndjehur më energjik” deri sa ndërsa po shikon prapa në dhjetë vjetët e pavarësisë së Kosovës, periudhës gjatë së cilës ai ishte personaliteti më me ndikim.
“Ne kemi ndërtuar dhe tani kemi institucionet vendore lokale dhe qendrore plotësisht funksionale”, thotë ai. “Ato veprojnë plotësisht në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe perëndimore”.
Thaçi thotë se ai do të vazhdojë të punojë për të shtyrë përpara reformën gjyqësore dhe forcimin e sundimit të së drejtës, duke thënë se problemet e Kosovës nuk dallojnë me ato të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe kudo.