Thaçi për kufirin Kosovë-Shqipëri: Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se pika kufitare në Morinë i ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë.
Ai ka thënë se ky kufi është vendosur jashtë vullnetit të dy vendeve, prandaj sipas Thaçit duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë këto gërmadha kufitare.
Presidenti ka deklaruar se institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë.
“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/