Thaçi për “La Figaro”: Në Ballkan zjarri mund të ndizet lehtë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nëse dështon të arrihet një marrëveshje për paqe mes Kosovës e Serbisë, atëherë sipas tij “gjakderdhje të reja mund të ndodhin”.
Këto deklarime Thaçi i ka bërë në një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “La Figaro”, raporton “Klan Kosova”.
“Në rast të dështimit, të gjithë do të humbnin, Serbia, Kosova, regjioni dhe Bashkimi Evropian”.
“Status quo-ja është e rrezikshme, sepse në Beograd, sikurse në Prishtinë, disa kanë interes që t’i ushqejnë tensionet. Zbrazëtia do të mbushej nga kundërshtarët tanë. E në Ballkan zjarri mund të ndizet lehtë. Në rast të dështimit, gjakderdhje të reja mund të ndodhin. Nëse dy vendet tona devijojnë nga prosperiteti ekonomik dhe demokracia, BE-ja do ta paguante po ashtu çmimin”, ka thënë Thaçi.