Thaçi për Ligjin për paga: Kam pranuar shumë ankesa
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka pranuar shumë ankesa për Ligjin për paga, i cili është miratuar në Kuvend më 2 shkurt.
Ai ka thënë se javën e ardhshme do t’i shqyrtojë këto ankesa dhe se do të vendos në vendos në pajtim me interesin e të gjithëve.
“Unë sapo jam informuar se kanë ardhur shumë ankesa sa i përket ligjit për paga. Javën e ardhshme Zyra ligjore do t’i shqyrtojë dhe në përputhshmëri me interesin e të gjithëve do të ndërmarrim veprimet e nevojshme. Gjithçka duhet të jetë në afatet ligjore”, ka thënë Thaçi në një konferencë për medie të premten.
Ndërsa, Zyra e Kryeministrit, ka theksuar se kthimi eventual i këtij ligji nga ana e presidentit do të ishte goditje për reformën shtetërore.
“Miratimi në Kuvend i Ligjit për paga është një hap i madh që i jep fund arbitraritetit të pagave në sektorin publik dhe kthimi prapa i tij, do të ishte goditje për reformën shtetërore”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për “Express”.