Thaçi për njohjen e Barbadosit: Festa e 10-vjetorit të Pavarësisë sapo ka filluar
15 shkurt 2018
| 21:01
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët me rastin e njohjes së Kosovës nga Barbadosi.
“Festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës sapo ka filluar. Barbados është shteti i radhës që njeh Kosovën. Urime gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.