Thaçi për “Politico”: Dje u pajtuam se më mirë të mos takohemi dhe të prishim gjithçka
Mediumi prestigjioz botëror “Politico” , ka shkruar për dështimin e takimit të djeshëm në Bruksel ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas “Politico”-s, bisedimet kanë shënuar regres pasi Vuçiqi ka refuzuar të takojë Thaçin për shkak të mos-aprovimit të plotë të agjendës së tij në veriun e Kosovës nga institucionet kosovare.
Thaçi për “Politico” citohet të ketë thënë se nuk ishte në dijeni nëse ndonjë pjesë nëpër të cilën do të kalonte Vuçiqi ishte e bllokuar dhe se vizita e Vuçiqit do të shkojë “sipas itinerarit që ai e ka kërkuar”.
Këtë të premte, Thaçi ka thënë se ekzistojnë dallime të mëdha tek të dyja palët.
“Ne kemi dallime të thella dhe të mëdha. “Ne u pajtuam se më mirë ishte të mos takohemi fare dhe të prishim gjithçka”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.