Thaçi për qeverinë Kurti: Qeveri e ngadalshme, larg nga pritjet e qytetarëve

15 shkurt 2022 | 08:33

Analisti Jusuf Thaçi e ka quajtur qeveri të ngadalshme qeverisjen e Albin Kurtit. Sipas tij, pritjet e qytetarëve kanë qenë të ndryshme.

Thaçi në emisionin Pressing thotë se kjo qeveri nuk u përmend për korrupsion në 10 muaj qeverisje, por se ka pikat e saj të dobëta.

“Prej anëve të dobëta që unë kisha me i përmend kishte me qene se është qeveri e ngadalshme në ndryshim, absolutisht larg me pritjet e mëdha që kanë pasur qytetarët”, tha Thaçi.

“Besoj që e meriton edhe epitetin e mos menaxhimit të mirë të inflacionit dhe rritjes së çmimeve sepse përveç krizës së energjisë kemi pasur rritje të çmimeve edhe në shumë artikuj të rëndësishëm bazik në ndërkohë që nuk ka lëvizje nga ana e qeverisë qoftë me rrit pagën minimale qoftë për ndërhyrje të tjera në mënyrë që më qenë më e përballueshme jeta për qytetarët posaçërisht për kategorinë e varfër”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, niset të martën drejt Moskës…