Thaçi për Samitin e Zagrebit: Do të kërkoj liberalizimin e vizave

06 maj 2020 | 18:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në Samitin e Zagrebit, do të kërkojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Thaçi ka thënë se ai do të flas edhe për nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19.“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19. HTH”, ka shkruar Thaçi pak para fillimit të Samitit në “Facebook”. (A.M / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i përfaqësueses së Holandës, Ronald Koeman, do të qëndrojë…