Thaçi për sulmet në ShBA: Kosova është me viktimat dhe familjarët e tyre
04 gusht 2019
| 12:34
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur keqardhje për dy sulmet në Teksas dhe Ohio të Shteteve të Bashkuara ku mbetën të vdekur gjithsej 30 persona.
Presidenti Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se është i tronditur nga këto lajme.
“I tronditur nga humbja e jetës së njerëzve në El Paso të Shteteve të Bashkuara. Kosova është me zëmër dhe mendje me viktimat dhe familjarët e tyre. Më shumë dhimbje për të gjithë pas të shtënave në Ohio. Ne jemi të gjithë me viktimat, familjarët e tyre dhe Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/